Wake Up/ "Nuk jam teksti yt" gazetaret reagojnë ndaj teksteve të këngëve! Video bëhet virale

  • 4 years ago
"Nuk jam teksti yt" është titulluar një video interesante e realizuar nga një grup studentesh të degës së Gazetarisë në Kosovë. Aty evidentohet keqpërdorimi i figurës së gruas në tekstet e këngëtarëve shqiptarë. " Nuk jam teksti yt, sepse unë nuk jam objekt seksi, nuk varem financiarisht nga ti, i përkas veç vetes, nuk jam shërbyese e jotja, nuk e luftoj seksizmin me seksizëm dhe nuk jam pronë e askujt. Jam grua siç je dhe ti burrë. Jam njeri siç jemi të dy të tillë"- thotë njëra prej vajzave. Në video shikojmë fragmente nga tekste të ndryshme të këngëtarëve si: Tayna, Dafina Zeqiri, Lumi B apo Lyrical Son, të cilët janë vetëm disa prej artistëve që e pasqyrojnë negativisht gruan. Po ashtu videos në fjalë ato i kanë bashkangjitur edhe komentet e tyre ku venë në dukje këtë fenomen dhe kërkojnë që gruaja të trajtohet ashtu si? e meriton e jo të ofendohet me fjalë të papërshtatshme. Gruaja është vajzë, nënë dhe bashkëshorte dhe meriton respektin e burrave por jo pak herë figura e saj ulet poshtë jo vetëm në politikë por edhe në art e kulturë. Ky fakt i shqetëson shumë këto vajza të cilat do të jenë gazetare të ardhshme. Grupi përbëhet nga gjashtë vajza që janë: Flaka Zogu, Florijeta Dernjani, Afërdita Lukaj, Ëdronida Shala, Fetije Kamberi dhe Gentiana Ahmeti. Dy prej tyre i kishim sot në skype.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel