Top News - Lehtësimi i masave/ Hapen kopshtet, kufiri e plazhet

  • 4 years ago
1 Qershori ka shenuar fazen finale te zgjerimit te msave lehtësuese te vendosura si pasoje e pandemise se koronavirusit. Nga sot eshte hequr kufizimi i levizjes se automjeteve ne te gjithe territorin si dhe ka rene ndarja ne zona te gjelbra e te kuqe, sipas rasteve te infektimit. Edhe kufijtë tokësorë njane hapur dhe është hequr edhe detyrimi i vetëkarantinimit, përveç rasteve kur vendoset nga autoritete shëndetësore. Po ashtu jane hapur kopshtet dhe çerdhet nen masa te rrepta dhe me protokoll te vecante per te garantuar pa problem frekuentimin nga ana e femijeve.. Lajmi i mirë është se nga sot jane hapur plazhet që menaxhohen nga struktura akomoduese, hotelet. Ndryshimi është se këtë vit, plazhet do të menaxhohen edhe nga restorantet, siç bëri të ditur më herët ministri i turizmit Blendi Klosi. Më 6 qershor do të hapen te gjitha plazhet e tjera për qytetarët, të cilët këtë sezon turistik do të kenë në dispozicion më shumë plazhe publike, ndryshe nga e kaluara. 1 qershori shenon edhe rinsisjen e aktivuiteteve sportive, edhe pse sportdashesit duhet që emocionet e ndeshjeve t?i përjetojnë nga televizori pasi nuk do të lejohen që të ulen në shkallët e stadiumit për të parë skuadrën e tyre të zemrës, me qëllim shmangien e grumbullimeve të mëdha të njerëzve. Megjithatë, teksa Shqipëria po hapet në masën 99%, nuk ka ende një vendim se kur do të hapet transporti publik, e ndërsa është planifikuar që hapja e pishinave, teatrove, kinemave, e klubeve të natës, mbajtja e konferencave dhe tubimeve të bëhet pas 23 qershorit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LehtesimiMasave#1Qershori#TopChannel