Rezervat e ujit, të mjaftueshme për verën në Shkup

  • 4 years ago
Moti kryesisht me lagështi gjatë kësaj periudhë ka bërë që banorët e Shkupit të kenë rezerva të mjaftueshme të ujit për pije. Sasia e akumuluar në burimet Rashçe 1 dhe Rashçe 2 është e mjaftueshme për furnizim me ujë të pijshëm të të gjithë territorit të kryeqyteti, pa pasur nevojë për aktivizim të 7 puseve rezervë. Drejtori për Kontroll sanitarë, Zoran Bozhinovski, thotë se ujit i bëhen analiza në bazë ditore. Më shfaqjen e virusit korona, si masë parandaluese, Bozhinovski thotë se kanë shtuar sasinë e klorit, nga 0.3 miligramë për litër, në 0.4 për miligramë për litër.

Recommended