Basha me “Rekordmenin” e tenderave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozites lulzim basha ka akuzuar qeverine se deshtoi te menaxhonte krizen ekonomike te shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Gjate nje takimi me drejtuesit e dhomes se tregtise dhe industrise, basha theksoi se kryeministri edi rama ne vend qe te ndihmonte qytetaret dhe bizneset ne kete periudhe te veshtire, zgjodhi te shpenzoje parate e shtetit per nje grusht oligarkesh.Por ndersa kryetari I pd basha sipas njoftimit te partise demokratike foli per parate qe marrin oligarket, nje prej biznesmeneve te pranishem ne kete takim, nikolin jaka, ka marre dhjetera tendera vecanerisht ne sektorin e shendetesise. Bashkeshortja e nikolin jakes si pronare e vetme e kompanive AGS SHPK dhe SORI-AL ka fituar gjate viteve te fundit 51 tendera duke I marre buxhetit te shtetit 12 milione euro. Kompania që ka thyer rekord është SORI-AL qe ka fituar plot 42 tendera. Nga ana tjetër, kompania tjetër, AGS SHPK, ka fituar 9 tendera në total. Përkatësisht 3 në pushtetin lokal, duke kapur shifrën mbi 1 miliardë lekë të vjetra, ndërsa në sektorin e shëndetëtësisë kanë fituar 6 tendera me vlerë mbi 3 miliardë lekë. Në këto tendera, zonja Tafani ka ofruar shërbimet e kompanive të saj për ushqim në spitalet e vendit si dhe shërbimin e lavanderisë. Kujtojmë se një skandal me këto tendera ishte ai i larjes së çarçafeve ku për 42 ditë i kanë marrë QSUT mbi 300 milionë lekë, ose ushqimi i ofruar për pacientët, të cilët vetë e kanë denoncuar si skandaloz në rrjetet sociale.Klientët më të mëdhenj të këtyre dy kompanive janë pikërisht Bashkia e Tiranës, QSUT, Spitali i Traumës, por edhe spitalet rajonale si ai i Beratit, Vlorës, materniteti Mbretëresha Geraldinë etj.

Category

📺
TV

Recommended