Ora News - Fundjava e parë në plazh, u përjashtuan banorët e zonave të kuqe

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Kjo fundjavë ishte e para, ku të bëjë plazh ishte e lejuar.

Të përjashtuar për herë të fundit ishin banorët e zonave të kuqe.

Por disa prej tyre kishin arritur ta çajnë rrethimin e policisë dhe kishin arritur deri në plazhet e jugut.

Kushtet atmosferike nuk e favorizuan plazhin në bregdetin e Durrësit këtë të shtunë.

Ndaj ata që dolën buzë detit e shfrytëzuan për rreze e ecje sportive.

Nga e hëna kufizimet në kuadër të pandemisë do të bien dhe plazhi do të jetë i lejuar sipas protokolleve të përcaktuara kundër koronavirusit.

Por qytetarët thonë se çelësi i suksesit në këtë luftë do të jetë ndërgjegjësimi.

Hotelet dhe bizneset e tjera në vijën bregdetare po bëhen gati për rihapjen e madhe.

Pas tërmetit e pandemisë, rimëkëmbjen do ta kenë të vështirë.

Sezoni turistik pritet të jetë i vështirë, por vendimi për hapjen e kufijve tokësorë pritet të shtojë fluksin e pushuesve kosovarë dhe nga vendet fqinje.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fundjava-e-pare-ne-plazh-u-perjashtuan-banoret-e-zonave-te-kuqe

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp