Ora News - Basha protestë në Durrës kundër Ramavirusit: Ka frikë nga zgjedhjet e lira

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Dy gjoba, heqje patente dhe procedimi penal, nuk e kan ndryshuar qasjen e Lulzim Bashës, për të qenë afër qytetarëve në kohën e pandemisë. Lulim Basha, ishte ne Durrës në zonën e ish kënetës, ku u takua me qytetarë ndërsa para tyre tha se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është Ramavirusi.

Lulzim Basha: ?Ramavirusi ka vepruar në mënyrat më perfide dhe tinzare për të shkatërruar ekonominë, për të shkatërruar vendet e punës, për të shkatërruar familjet tona, për të nisur qindra mijëra djem dhe vajza drejt emigracionit dhe për të shkatërruar institucionet e demokracisë, për të prishur zgjedhjet, për të kapur drejtësinë dhe po bëjnë gjithçka sot për të shkatërruar edhe reformën zgjedhore, sepse Ramavirusi ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ato janë vaksina që do ta mposhtë, do ta shkatërrojë e do t?ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve."

Lulzim Basha vuri në dukje se për shkak të Ramavirusit, vjedhjes dhe mungesës së ndihmës gjatë pandemisë ekonomia është shkatërruar dhe mbi 120 mijë vende pune janë mbyllur në dy muaj. Kreu i opozitës identifikoi atë që e quajti kurë që i duhet vendit për të rimarrë veten.

Lulzim Basha: ?Nuk e di se kur do të vijë kura për koronavirusin, shpresoj sa më shpejt, por e di qe e vetmja kurë për Ramavirusin është bashkimi i shqiptarëve, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.?- theksoi zoti Basha mes entuziazmit të banorëve të Kënetës."

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/basha-proteste-ne-durres-kunder-ramavirusit-ka-frike-nga-zgjedhjet-e-lira

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended