Top News - Fëmijët në izolim/ Francë, zbulojnë dy Lingota Ari

  • 4 years ago
Dy fëmijë francezë, gjatë qëndrimit në izolim, bënë një zbulim fatlum. Ata gjetën dy shufra ari në një dollap të vjetër, në një shtëpi në rajonin Vendome. Thesari është vlerësuar se kap vlerën e mbi 100 mijë eurove dhe tani ai do të dalë në ankand. Ishin dy fëmijë të moshës 10 dhe 12 vjec, ata që kishin shkuar të kërkonin carcafë të vjetër në dollapin e gjyshes së tyre, e prej tyre kishin rënë dy objektet. Të dy shufrat, kishin rezultuar të ishin ar i pastër, secila me peshë 1 kg.

Kjo është një histori e pabesueshme dhe e bukur izolimi. Familja nuk kishte qenë në dijeni të faktit që shufrat ishin prej ari prej plot tre gjeneratash.
Francezët, kanë një lloj atraksioni ndaj arit ? thotë drejtuesi i ankandit. Ne, shton ai-e dijmë se në thuajse cdo shtëpi në francë, pavarësisht nivelit të tyre të pasurisë, ka gjithnjë një napoleon, një luigj... ka gjithnjë një, dy ose tre monedha të arta. Por rasti i këtij zbulimi të fundit, është i rrallë. Bëhet fjalë për një thesar të fshehtë, nga ata, ekzistencën e të cilëve nuk e di askush. Njerëzit jetojnë me këto thesare pranë, por nuk ua dijnë vlerën, deri sa një ekspert të thotë fjalën e tij.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel