Sërish numri i lartë, 23 raste me COVID, zgjerohet harta me Librazhdin!Një pacient rëndë te Infektiv

  • 4 years ago
23 raste pozitive në 24 orët e fundit, 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë dhe 1 rast në Librazhd. 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme për 4 po vazhdon hetimi epidemiologjik. 2 të infektuar janë personel shëndetësor. Te infektivi 26 pacientë, 4 në terapi intensive dhe 1 i intubuar. Aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.