• 4 years ago
Sektori për Hetimin e Krimit në DVP-Korçë, zbardh dhe dokumenton skemën e ngjarjes, vë në pranga 4 shtetas dhe shpall në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.


Sekuestrohet 195 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në kuadër të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve si edhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar në vijë të dytë mjetin kamion tip ?Iveco?, me drejtues shtetasin S. V., 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte si destinacion Greqinë.

Kontrolli ka vijuar më pas me procesin e skanimit të kryer nga Dogana, ku u shfaqën dyshime se mbi karrocerinë e mjetit mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike. Konkretisht në sipërfaqen e saj u gjet një sasi prej 195 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Drejtuesi i kamionit (i dënuar më parë për veprën ?Dhuna në familje?) u arrestua në kushtet e flagrancës.

Pas shoqërimit të tij në polici dhe falë një pune intensive hetimore dhe profesionale të kryer nga specialistët e seksionit për trafiqet e paligjshme dhe narkotikët në DVP-Korçë, u bë zbardhja, dokumentimi i plotë i skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, identifikimi dhe në bashkëpunim me DVP-Tiranë, kapja e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Konkretisht u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit lëshuar nga Prokuroria e Korçës, për shtetasit:

Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ?Vetëgjyqësi?).

V. C., 55 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?).

M. J., 48 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? i cili ka falsifikuar dokumentacionin e kamionit.

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi B. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili së bashku me shtetasit Sh. H., dhe V. C., dyshohet të kenë qenë në rolin e organizatorëve të kësaj veprimtarie.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Cha...

Category

📺
TV

Recommended