Top News - Shifrat e koronavirusit/ Itali, tendenca mbetet inkurajuese

  • 4 years ago
Është regjistruar në itali një rënie e lehtë e rasteve të reja të koronavirusit. Të premten, zyrtarët raportuan 516 infektime të reja ndërkohë që një ditë më parë ishin regjistruar 539. Në total, rastet e koronavirusit në itali shkojnë këhstu në 232,248, përfshirë ata që janë aktualisht pozitivë, viktimat dhe të shëruarit.

Mbrojtja civile italiane sidoqoftë nënvizon se tani ka pesë rajone në vend me zero infeksione; abruzzo, umbria, valle d?aosta, kalabria dhe bazilikata, përvëc provincës së Bolzanos. Në rritje të lehtë është shifra e viktimave. 87 janë viktimat e raportuara për 24 orët e shkuara ndërkohë që një ditë më parë shifra ishte 70. Numri i të shëruarve ndërkohë ka shkuar në rreth 153 mijë me 2240 të shëruar të tjerë në 24 orët e kaluara. Edhe pacientët në terapi intensive vijnë në rënie, gjithsej 575 ose 14 më pak se një ditë më parë.

Sipas zyrtarëve, tendenca vazhdon të mbetet inkurajuese në një kohë kur masat e izolimit janë zbutur ndjeshëm dhe vazhdon hapja e aktiviteteve të tjera tregtare.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Itali#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended