Top News - Krimet kundër mjedisit/ Lleshaj, paralajmërimi i radhës!

  • 4 years ago
Krimet kundër mjedisit janë ndër më të rrezikshmit për shoqërinë sot dhe nesër. Policia e Shtetit dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, që tashmë veprojnë si një strukturë e integruar, kanë filluar një operacion të gjerë në shkallë vendi kundër krimit mjedisor.
Gjatë një inspektimi në Lezhë, ministri i brendshëm Sandëer Lleshaj konstatoi se ujërat e zeza derdhen në lumenj, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore.

Konstatoj me keqardhje që vijat ujore, lumenjtë e vendit tonë pak a shumë janë zgjatime të banjove të qyteteve, banjove të familjeve shqiptare dhe banjo të industrive shqiptare gjë që është krejtësisht e palejueshme, krejtësisht e papranueshme. Do të angazhohemi fort në kuadër të një programi dhe një përpjekje serioze të policisë dhe të IKMT-së, për të ndryshuar rrënjësisht situatën në këtë drejtim.
Lleshaj bëri një paralajmërim të fortë për të gjithë ndotësit e mjedisit, duke u kujtuar kodin penal të Republikës së Shqipërisë, por në të njëjtën kohë edhe aktet normative me të cilat punon Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

E quaj me shumë rëndësi t?ju bëj thirrje atyre që me apo pa vetëdije shkarkojnë ujëra të zeza në lumë, rezervuar apo det, të kuptojnë që kjo gjë është e palejueshme dhe pasojat ligjore për ta do të jenë shumë të rënda: gjobë nga IKMT dhe kallëzim penal nga Policia e Shtetit. E njëjta gjë vlen për ata që shkarkojnë inerte dhe mbetje të tjera në mjedis apo në lumentë e vendit.

Prej ditësh, Policia krahas detyrave të saj për rendin dhe sigurinë publike ka ndërmarrë edhe operacione në shkallë kombëtare për të ndërhyrë në të gjitha baneset ujore të vendit, me qëllim identifikimin e ndotësve dhe ndëshkimin e tyre.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SanderLleshaj#Lezhe#TopChannel