'Zgjedhorja' nesër në 11:00! Bylykbashi: PS s'do identifikim biometrik! Gjiknuri: Debat artificial!

  • 4 years ago
TIRANË-Ka zgjatur 4 orë mbledhja e Këshillit Politik që nisi në orën 17:00, ku palët kanë arritur të gjejnë konsensus për sistemin e monitorimit të kamerave dhe praninë e policisë në zgjedhje, ndërsa nuk u dakordësuan për identifikimin biometrik dhe emërimin e drejtorit të policisë së shtetit nga një qeveri kujdestare. Qeveria transitore është kusht i opozitës, por i refuzuar prerë nga kryeministri Rama se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.