#tvora #rtvoranews Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka nisur të lëvizë në mbrojtjen e Gardës. Ende nuk dihet se përse kjo masë e shtuar, kur vetë Veliaj deklaron se preferon të lëvizë me biçikletë.
Nuk kanë qenë të pakta ankesat dhe irritimi i biznesit për zënien e parkimeve nën arsyetimin e krijimit të korsive të biçikletave.
Majde Kryebashkiaku i Tiranës në media na shfaqet si dashnor i biçikletës dhe të një kryeqyteti pa makina.
Por edhe në këtë rast e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që Erion Veliaj proklamon në materialet video që i shpërndan të gatshme.
Ai vetë jashtë vëmendjes së medias, çdo lëvizje e kryen me makinë.
Këtë e tregojnë pamjet e filmuara këtë të enjte, sapo ai del nga banesa në Kodrën e Diellit.