Top News - Kadastra e vreshtave/ Qeveria po harton ligjin e ri

  • 4 years ago
Ligji i ri per vreshtarine qe do te mundesoje per here te pare krijimin e kadastres se vreshtave, wshtw duke u hartuar nga ministria e bujqesise dhe zhvillimit. ministri blwedi cuci tha se ekspertet po punojne per ligjin e ri, gjate kohes qe ishte ne nje mirdite ku vizitoi një nga kantinat më të mëdha të prodhimit të verës në vend, që ka gjithashtu edhe rreth 60 Ha vreshta.

?Të gjitha këto investime të përbashkëta të sektorit privat me mbështetjen e qeverisë po japin frytet e veta. Sot në kemi gati 11 mijë Ha vreshta në Shqipëri. Po dixhitalizojmë tërësisht Kadastrën e Vreshtave dhe po bëjmë një ligj të ri për vreshtarinë. Këto investime kanë bërë të mundur që prodhimi i verës dhe vreshtaria të mos jetë një gjë shumë ekskluzive, por të jetë një gjë që të na identifikojë ashtu siç ne identifikohemi me varietetet autoktonte të rrushit shqiptar që njihen edhe ndërkombëtarisht?

Ligji i ri i vreshtarisë është duke u përshtatur sipas legjislacionit të Bashkimit Europian, dhe synon krijimin e një baze ligjore për kultivimin e vreshtave për prodhim vere, regjistrin e vreshtarisë, prodhimin, etiketimin kontrollin e produkteve të verës në Shqipëri, sipas kërkesave dhe standardeve të tregut ndërkombëtar. Deri më tani ka përfunduar regjistrimi për 28 556 njësi vreshti me një sipërfaqe prej 7 230 Ha dhe 45 fabrika të prodhimit të verës në shkallë vendi. Prodhimi vjetor i vreshtarisë në Shqipëri, përfshi edhe pjergullat, është rreth 190 mijë ton rrush, ndersa ushtrojne aktivitet 61 kantina të prodhimit të verës e rakisë. Gjatë viteve të fundit vetëm nga skemat kombëtare te rimbursimit kanë përfituar mbi 200 aplikantë te kultivimit te vreshtarise me vlerë të financuar afërsisht mbi 49 milionë lekë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kadastra#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended