Shembja e Teatrit Kombëtar një javë më parë solli dhe trazira në politikë, ku opozita jashtëparlamentare deklaroi se nuk do të jetë pjesë e tryezës për reformën zgjedhore.
Por duket se liderët politik ndryshuan mendim dhe vendosën rikthimin në Këshillin Politik të vendosur për ditën e nesërme (26 maj).
Nuk është hera e parë që shtyhen afatet e kësaj reforme. Për drejtuesen e koalicionit të vëzhguesve vendor, Gerta Meta, kjo është një ping-pong e cila bëhet nga partitë politike që marrin pjesë në reformën zgjedhore.
Për Ora News ajo shprehet se nuk është bërë asnjëherë transparencë për publikun.
Meta: Është një moment që duhet të ketë vëmendjen e duhur. Nuk po arrijmë në finalen e madhe për të patur produktin me palët e dakordësuara dhe në fund t'i serviret qytetarëve. Kemi dëgjuar që gjithmonë ka pasur një përplasje, një ngërç politik dhe mosmarrëveshje ose marrëveshjeve të fshehura në lidhje me spostimin e afateve për të bërë reformën zgjedhore.