Ora News - ''Zgjedhorja'' në javën e nxehtë, PD-LSI rikthehen të martën në Këshillin Politik

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Reforma zgjedhore futet në javën e nxehtë të vendimarrjes politike, pas agazhimit të të gjitha palëve për ta përfunduar deri me 31 maji. Të martën në orën 11:00 mazhoranca dhe opozita brenda e jashtë parlamentare do të ulen sëbashku në tryezën e Këshillit Politik për t?u dakordësuar për çështjet e shumta për të cilat ende nuk është gjendur konsensusi.

Një nga çështjet që kërkon zgjidhje është ajo e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor. PS nuk e pranon propozimin e PD për të përfshirë në këtë Kolegj gjyqtarë të apelit që janë në sistem, edhe pse nuk e kanë kaluar sitën e vettingut. Arsyetimi i mazhorancës është që kolegji zgjedhor të qëndrojë siç është deri në 2022, deri sa të pastrohet sistemi gjyqësor nga të korruptuarit.

Një tjetër pikë ku palët ndahen është edhe ajo e financimit të partive politike. Të dy draftet si të mazhorancës dhe të opozitës së bashkuar kanë marrë kritika të ashpra nga Këshilli i Europës për mos adresimin siç duhet të rekomandimeve të ODIHR për financimet e partive politike si në kohë normale ashtu dhe në periudhat zgjedhore.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/zgjedhorja-ne-javen-e-nxehte-pd-lsi-rikthehen-te-marten-ne-keshillin-politik

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp