Shkon në 1004 numri i të infektuarve me koronavirus - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendi ynë ka shënuar 6 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 1004.Të infektuarit e rinj janë regjistruar 4 në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit, me 6 raste të shëruar.Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.Nga fillimi i epidemisë, rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar.COVID-19 - Statistika (25 Maj 2020)Testime totale 14659Testime molekulare 13333Testime serologjike 1326Raste pozitive 1004Raste të shëruara 795Raste Aktive 177Humbje jete 32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:Tiranë 59Durrës 53Krujë 27Shkodër 12Berat 10Kamëz 9Fier 4Elbasan 1Mirditë 1Korçë 1