Report TV - Koronavirusi bën të vetën në Durrës, shumë pak qytetarë në bregun e detit

  • 4 years ago
Sot Durrësi në një kohë tjetër duhet të ishte i mbushur me pushues dhe qytetarë të këtij vendi që zakonisht e frekuentojnë për detin. Por këtë fundjave ndryshe ka ndodhur dhe siç e dimë tani për shkak të koronavirusit.

Vetëm pak qytetarë dallohen që lëvizin në breg, ndërsa shumë më pak qëndrojnë të gatshëm për të hyrë në det.Durrësi është akoma zonë e kuqe ashtu si katër rrethe të tjera të vendit. Si rrjedhojë shihet se kryesisht banorët i kanë respektuar urdhrat e qeverisë, ndërkohë që është akoma e ndaluar të lëvizet nga qyteti në qytet kur janë pjesë e zonave të kuqe.