Meta “kthen” Porto Romanon: Konçesioni i ri shkel konkurencën, s’ka transparencë - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë shtesën në koncesionin e Porto Romanos që u miratua nga parlamenti në fundin e muajit prill.Kryetari i shtetit ka argumentuar se kontrata në fakt përbën një koncesion te ri, pasi e kthen Porto Romanon nga një pikë të destinuar për hidrokarburet në një port praktikisht të ri, i cili bën përpunimin e të gjitha anijeve e mallrave.ILIR METAPRESIDENT I REPUBLIKESNdryshimi i objektit të kontratës së koncesionit si një ndryshim thelbësor, bën që praktikisht të jemi para një koncesioni të ri, të dhënë pa ndjekur asnjë procedurë ligjore dhe pa asnjë studim të fizibilitetit.Kreu i shtetit ka vënë në dukje një tjetër element, mungesën e garës për këtë koncesion.Hyrja në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë, pa garë, duke shkelur kërkesat e ligjit, që rregullon këtë veprimtari, duke pranuar a priori një kërkesë të koncesionarit, shkel parimet kushtetuese të ?barazisë përpara ligjit? dhe ?lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve?.Presidenti Meta argumenton se koncesioni ndikon edhe tek porti i Durrësit, i cili kryen sot këto funksione dhe është shtetëror, duke vënë në dukje se shtesa e kontratës nuk sjell përfitime për financat e vendit.Moszhvillimi i një procesi transparent si dhe vendosja e gjithë procesit nën ombrellën proceduriale të shtesës së një kontrate koncesionare, shmang konkurrencën e lirë, rrit rrezikun e trajtimit preferencial dhe nuk garanton përfitime maksimale për financat e shtetit.Ilir Meta ka përfshirë në argumentat e kthimit për rishqyrtim të koncesionit edhe fjalën e plotë të socialistit Ditmir Bushati, i cili në seancën e 30 prillit doli kundër qeverisë; duke i kërkuar parlamentit të rishikoje vendimmarrjen në lidhje me Porto Romanon.