Top News - Gafa e Joe Biden/ ‘Shprehje racizmi, kërkon ndjesë’

  • 4 years ago
Joe Biden, politikani që besohet se do të jetë kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, u detyrua të kërkonte ndjesë pas një komenti të tepruar ndaj afro-amerikanëve.


Biden, që sic thotë BBC e ka një prirje ndaj gafave, dha intervistë për drejtuesin e një emisioni të njohur radiofonik, Charlamagne Tha God, mbi raportin qe ka me votuesit me ngjyrë, vota e të cilëve ka qenë e një rëndësie kyce për kandidaturën e tij.

Përgjatë intervistës 18 minutëshe, 77-vjeçari u përpoq të theksonte lidhjet e veta te ngushta me këtë komunitet, duke i mëshuar sidomos fitores së sivjetshme në zgjedhjet paraprake të Karolinës së Jugut, një shtet ku elektorati demokrat është më shumë se 60% afro-amerikan.

? Fitova në çdo konte. Mora numrin më të madh të votave me ngjyrë që ka marrë ndonjëherë njeri, përfshirë dhe vetë Obamën?, tha ai.

Teksa i përgjigjej një pyetjeje të Charlamagne, Biden shtoi:

?Nëse e keni problem ta kuptoni nëse jeni me mua, apo me Trumpin, atëherë nuk jeni me ngjyrë?.

Disa orë më vonë, ai kërkoi ndjesë për komentin, reagimet ndaj të cilit nuk vonuan të shpërthenin. Biden u detyrua të thoshte se ishte i ndërgjegjshëm që komente të tilla e bëjnë të duket ? sikur e merr për të mirëqënë votën e afro-amerikanëve?, duke këmbëngulu se nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JoeBiden#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended