• 4 years ago
Pas denoncimit nga Report Tv, Ministria e Drejtësisë ka reaguar më në fund për skandalin e kryetarit të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Alban Ruli, i cili u përpoq të sabotonte me manovra procedurale dhe në tejkalim të kompetencave ekzekutimin e një gjobe 380 mijë USD ndaj Tregut Agro-ushqimor për çmimet monopol dhe abuzimet e kryera ndaj tregtarëve te fruta-perimeve. Pas tre muaj heshtje, Ministria e Drejtësisë, në datë 18 maj 2020, bazuar në ankesën e Autoritetit të Konkurrencës, i ka kërkuar Alban Rulit të paraqesë pranë saj dosjen me të gjitha procedurat e ndjekura për tij, të cila kanë çuar në bllokimin e qëllimshëm dhe abuziv të gjobës ndaj kompanisë ?EKMA Albania?,

Ministria e Drejtësisë i ka lënë 7 ditë afat Rulit për të dorëzuar dosjen përmbarimore, në të kundërt e paralajmëron për masa disiplinore. Konkretisht, nëse Ruli nuk i dërgon ministrisë dosjen e plotë për mosekzekutimin e gjobës ndaj Tregut Agro-ushqimor, ky veprim do të konsiderohet si refuzim për të mos lejuar ministrinë për zbatimin e ligjit.?Për sa më sipër, lutemi nga ana juaj dërgimin e një informacioni të detajuar brenda 7 ditëve nga marrja e kësaj shkrese, lidhur me këtë rast sa i takon procedurës së ndjekur shoqëruar me të gjithë dokumentacionin përkatëse të dosjes përmbarimore. Ju rikujtojmë se, sipas nenit 84 shkronja (ë), të ligjit nr. 26/19 për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat, mosdërgimi i informacionit të plotë do të konsiderohet refuzim për të mos lejuar strukturat përgjegjëse shtetërore për të ushtruar kontroll ndaj veprimtarisë procedurale të përmbaruesit, çka përbën shkelje disiplinore?, thuhet në shkresën e Ministrisë së Drejtësisë.

Category

📺
TV

Recommended