Avioni bie mbi nje zone te banuar | Lajme - News

  • 4 years ago
Ky është vendi i rënies së një avioni me 107 persona në bord këtë të premte në Karaçi të Pakistanit. Avioni i tipit Airbus A-320 ra në një zonë të banuar ngjitur me aeroportin e qytetit, gjatë uljes.

Tragjedisë i kanë shpëtuar mrekullisht 2 persona, ndërsa deri më tani ekipet e emergjencës kanë nxjerrë të pajetë nga mbetjet e avionit të shkrumbuar trupat e 37 personave.

Tymi dhe flakët përfshinë disa banesa. Autoritetet thanë se para rënies, avioni kishte dhënë sinjalin e alarmit duke njoftuar humbje të fuqisë së motorëve për arsye ende të paqarta.

Mjeti fluturues ishte nisur nga qyteti verior i Lahores. Fluturimi i avionëve brenda Pakistanit nisi sërish të shtunën, pas disa javësh bllokimi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pakistani shquhet për mungesë sigurie në fluturimet e avionëve, pasi në dekadën e fundit ka regjistruar një seri aksidentesh tragjike ajrore.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended