• 4 years ago
Presidenti Ilir Meta ka dalë publikisht për të prezantuar draftin me 14 pika, për të cilën tha se ia ka dorëzuar jo vetëm palëve politike por dhe vetë ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe ambasadorëve të vendeve të BE-së. Meta tha se vendi ndodhet në një situatë shokuese dhe jashtë çdo sistemi ligjor duke çuar deri në kapjen e Reformës në Drejtësi dhe shtrembërimin nga Rama, duke thënë se do të kërkojë hetim ndërkombëtar nga BE për drejtësinë.

Mesazhet e forta të ambasadores Yuri Kim për të mos bërë pazare me drejtësinë, Meta tha se nuk i drejtohen atij, pasi e gjithë bota sot e di se kush është ai që bën lojëra. "Maskat kanë rënë", tha Meta, duke iu referuar kryeministrit Rama, për të cilin nuk i ka kursyer akuzat , por nuk përjashtoi as opozitën.

Kërkesa për krijimin e një Këshilli Politik për ndryshimet ligjore për Reformën në Drejtësi, për presidentin kjo duhet të shihet si një mekanizëm që të përfshijë opozitën reale në vendimmarrje që i shërbejnë integrimit për t'i marrë ato me konsensus.

Meta tha se ka bërë gjithçka që vendi të ketë një klimë pozitive dhe të ecet para me integrimin e vendit, ku çdo qershor dhe tetor bëhet provim, por shtoi se për këtë nuk ka gjetur asnjë vullnet nga palët politike.

Lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, se po tenton të krijojë një parti të re nga lëvizjet qytetare, Meta hodhi poshtë çdo aludim të tillë dhe tha se do të jetë në krye të shtetit deri më 24 korri të 2022, kur i mbaron mandati.

Category

📺
TV

Recommended