Top News - Bullgaria hap kufijtë/ Lejon hyrjen e qytetarëve të BE-së

  • 4 years ago
Bullgaria, e cila ka filluar të lehtësojë masat e izolimit, ka hequr një ndalim të hyrjes së vizitorëve nga vendet e Bashkimit Evropian dhe atyre të zonës Shengen, tha ministria e Shëndetësisë bullgare.


Në mes të muajit mars, vendi anëtar i Bashkimit Evropian, ndaloi hyrjen për udhëtarët nga shumë vende, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Ministria e Shëndetësisë tha se heqja e ndalimit përfshin gjithashtu: San Marinon, Andorrën, Monakon dhe Qytetin e Vatikanit.

Ministria tha se ?njerëzit që vijnë në Bullgari do të vazhdojnë të kalojnë 14 ditë në karantinë?. Por, periudha 14-ditore nuk do të zbatohet më për qytetarët bullgarë dhe qytetarët e vendeve të tjera të BE-së që udhëtojnë për arsye humanitare dhe ata që janë ?përfaqësues të veprimtarive tregtare, ekonomike dhe investuese?.

Të martën, Bullgaria tha se kishte rënë dakord me Greqinë dhe Serbinë fqinje për të lehtësuar disa kufizime të udhëtimit. Ekonomia e Bullgarisë është në masë të madhe e varur nga turizmi. Numri i rasteve të reja me COVID-19, ka pësuar rënie. Bullgaria deri më tani ka regjistruar 2.331 raste të infektuarve me koronavirus dhe 120 vdekje.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bulgaria#BE#TopChannel