Wake Up/ Këto dy muaj e lamë rehat natyrën. Dita e Biodiversitetit, sfidat dhe problematikat

  • 4 years ago
Java Ndërkombëtare e Biodiversitetit ka të bëjë me lidhjen e njerëzve me natyrën, me komunikimin e rëndësisë së biodiversitetit dhe motivimin e njerëzve për të luajtur rol në mbrojtjen e tij. Është gjithashtu për të treguar argëtimin dhe mrekullitë që mund të gjenden në natyrë, të cilat frymëzojnë njerëzit të mësojnë më shumë, të shohin më shumë, të bëjnë më shumë. Por si e gjen biodiversitetin dhe ekosistemet në Shqipëri data e sotme, sidomos dy muaj pasi për shkak të pandemisë e kemi lënë rehat natyrën?
Biodiversiteti, si nocion shumë kompleks, nënkupton tërësinë e llojeve dhe ekosistemeve në një rajon apo në gjithë globin, llojshmërinë jetësore në tokë. Humbja e Biodiversitetit përbën aktualisht një ndër problemet më të mëdha në botë. Është vlerësuar se rrjedha në këtë trend e kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqesë rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund të sjellë pasoja të rënda në natyrë.
Që nga viti 1992 kur u mbajt Samiti i Rios, rreth 11.4 % e mjediseve të paprekura në botë janë ndryshuar nga njeriu. Supozohet se vetëm ne 50 vitet e fundit, veprimet e njeriut kanë ndryshuar diversitetin e jetës ne planet me tepër se çdo etapë tjetër të historisë së njerëzimit. Vetëm në 100 vitet e fundit, zhdukja e specieve e shkaktuara nga njeriu është shtuar rreth 1000 herë. Po ashtu rreth 12 % e shpendëve, 23 % e gjitarëve, 25 % e haloreve dhe 32 % e ujëtokësorëve kërcënohen për zhdukje, ndërkaq që rezervat peshkore të botës janë reduktuar deri në 90 % që nga fillimi i industrisë së peshkimit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel