#tvora #rtvoranews Shoqëria shqiptare nën presion dhe kërcënim, vendi po rrezikon të rrëshkasë në diktaturë. Alarmi është dhënë në emisionin ?Tempora? nga ekonomisti Flori Haçkaj, i cili rrëfen se shumë qytetarë i shkruajnë se janë nën kërcënim. Por është varfëria ajo që po frikëson qytetarët shqiptarë për Brisida Shehaj, e cila tha se shqiptarët e kanë treguar në vitet ?90 se nuk i tremben dhunës policore. Por shembja e godinës së Teatrit Kombëtar për Brisida Shehaj na tregon se drejtësi e re dështoi.
Flori Haçkaj: Shoqëria shqiptare në sytë e mi është e intimiduar dhe e friksuar. Kam njerëz që më shkruajnë dhe me thonë: Bravo që po flisni ne nuk dalim dot se kemi frikë për rrogën, na heqin nga puna. Është 2020 dhe të vazhdojnë akoma këto gjëra?.Edhe flaka fatkeqësisht e protestës u shua. Atë ditë që mori flakë duhet të ishte mbushur sheshi, po unë e kam kollaj të flas nga këtu por pot ë isha aty në shesh do të isha. Por tju bëj thirrje njerzve të shkojnë e të rrihen me policinë. Ti e evitove këtë herë duke thënë mos humb punën apo rrihem por nesër ajo fadromë do të vijë tek shpia jote. Ky është instalim diktature që duhen luftuar.