Top News - Universiteti i Kembrixhit: Leksione online vitin e ardhshëm

  • 4 years ago
Universiteti i Kembrixhit ka njoftuar se nuk do të ketë leksione nëpër ambientet e tij në vitin e ardhshëm akademik për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Megjithatë, mësimet do të jenë të disponueshme online për studentët, derisa ?mësimet nëpër klasa do të mundësohen vetëm për grupe të vogla studentësh?, nëse zbatohen kërkesat për distancim fizik, është thënë në një njoftim të universitetit prestigjoz.

Kampuset universitare janë mbyllur këtë vit, për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Zyrtarë të Universitetit kanë thënë se do të rishqyrtojnë këtë vendim nëse ndryshojnë udhëzimet për distancim fizik.

Në deklaratën e fundit thuhet po ashtu se Universiteti është duke u adaptuar vazhdimisht me udhëzimet që vijnë në kuadër të pandemisë. Të gjitha mësimet janë duke u zhvilluar online në këtë universitet që nga muaji maj, ndërsa provimet janë duke u kryer në mënyrë virtuale.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Cambridge#School#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended