Top News - SHBA mund të rifillojë financimin e OBSH, por pjesërisht

  • 4 years ago
Administrata e Presidentit Donald Trump mund të rifillojë pjesërisht financimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por ende nuk ka marrë një vendim.

Në një postim në Twitter, Presidenti Trump tha të shtunën se po shqyrton një numër propozimesh, duke përfshirë uljen e kontributit ndaj kësaj organizate deri në 10 përqind të asaj që Shtetet e Bashkuara kanë paguar deri tani.

Në një projekt-letër të cituar nga televizioni Fox News thuhet se administrata ?do të pranojë të paguajë një kontribut të njëjtë me atë që Kina paguan? për organizatën. Deri tani, kontributi i SHBA për OBSH-në ka qenë 400 milion dollarë në vit.

Presidenti Trump e pezulloi financimin e Shteteve të Bashkuara për Organizatën Botërore të Shëndetësisë më 14 prill, duke e akuzuar atë se promovoi ?dezinformimin? e Kinës lidhur me shpërthimin e koronavirusit dhe duke thënë se administrata e tij do të niste një rishqyrtim të punës së organizatës.

Zyrtarët e OBSH-së i kanë mohuar akuzat ndërsa Kina këmbëngul se ka qenë transparente dhe e hapur. Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#OBSH#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended