Po filmonte arrestimin e gazetarit te Teatri, dy policë qëllojnë operatorin e Report Tv

Report TV

by Report TV

0 views
TIRANE-Dy efektivë policie civilë goditën njërin prej operatorëve të Report Tv, i cili ishte në krye të detyrës duke filmuar momentin e arrestimit të gazetarit Alfred Lela.

Ngjarja ndodhi në sheshin para Ministrisë së Brendshme te Teatri Kombëtar ku policia ka vendosur kordonin. Një nga efektivët e qëlloi me grusht operatorin e Report Tv, ndërsa tjetri me spraj për të bllokuar filmimet që po bënte.

Në momenti që u godit kameramani i Report Tv kishte dokument identifikues dhe po bënte detyrën. Operatori i Report Tv shprehet se 'Më goditëm me dhunë se po filmoja kolegun'. Report Tv proteston për këtë ngjarje të papranueshme dhe të paprecedent.

Goditja ndaj medias është e papranueshme nga policia në një vend demokratik. Në protestat e sotme dy gazetarë u goditën, ndësa dje po nga policia u shënua një tjetër rast dhune ndaj një adoleshenti në Tiranë. Kjo është e papranueshme! Na lini të bëjmë punën tonë.