Report TV -Eurosong 2020 sonte online, Duraj: Arilena Ara s’mund të marrë pjesë në edicionin tjetër!

  • 4 years ago
Festivali Europian i Këngës, pavarësisht anulimit për shkak të COVID 19, do të mbahet sonte online dhe pa garë në orën 21 nën titullin "Eurovision: Europe Shine a Light".

Këngëtarja shqiptare Arilena Ara, e cila u shpall fituese e festivalit të 58- në Radio Televizionin Publik Shqiptar do të preznatojë videoklipin e këngës ?Shaj? "Fall from the sky" në anglisht online vetëm në Eurosong 2020. Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion, Kleart Duraj shprehet se:
?Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për zhvillimin e festivalit të këngës, EBU e konsideroi se këto këngë do të shfrytëzonin CD-n dhe videoklipet, prandaj rrjedhimisht s?mund të marrin më pjesë në edicionin tjetër. Ne paguajmë një kuotë pjesëmarrje, që është 25 mijë euro. Ndërsa, për të tjerat, kënga, videoklipi etj.., është krijuar një strukturë, edhe çdo gjë është në varësi të këngës?

Recommended