Noka: Legalizimi i kanabisit mjekësor? 99% të parcelave do i marrin sërish bandat

  • 4 years ago
Një tjetër çështje me rëndësi për të cilën është pyetur Noka ka qenë legalizimi i kanabisit mjekësor, propozim i bërë nga kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë. Njëjtë si pjesa tjetër e opozitës, Noka tha se kjo është një formë e legalizimit të hashashit, jo vetëm për qëllime mjekësore duke e quajtur të pafuqishme me qëllim shtetin për ta kontrolluar. "99% të parcelave do i marrin prap bandat. "Nuk ishte rastësi që Tahiri emërohet ministër i brendshëm se ka qenë garant mes bandave dhe qeverisë, bandat morën shpërblim për mbështetjen. Nuk ka qenë e rastësishme, jemi para zgjedhjeve të tjera", shtoi Noka.