Wake Up/ Psikologë për edukatoret që mbartin ankthin e pandemisë

  • 4 years ago
Nga 1 qershori çerdhet dhe kopshtet janë parashikuar të hapen. Natyrisht që këtu do të ketë një punë shumë të madhe për edukatorët, ku edhe këta të fundit do të monitorohen në bazë të protokollit për shëndetin e tyre sepse fare mirë sipas mjekëve infeksionistë mund të bëhen mbartës të virusit, KOVID-19 tek fëmijët. Por një nga sfidat e mëdha të edukatoreve është përshtatja me kushtet e reja por dhe qasja e re në marrëdhëniet me fëmijët. Afërdita Rada, specialiste e zhvillimit të fëmijërisë së hershme tha se nevojitet një trajnim i stafit të çerdheve dhe kopshteve në këtë situatë. "Edhe edukatorët mbartnin efektet e pandemisë; lodhjen, ankthin një lloj pasigurie. Ndaj kemi tërhequr specialistë për të trajnuar stafin e edukatoreve që ata jo vetëm të menaxhojnë ankthet e veta por dhe të mësojnë rreth teknikave sesi do t'i afrohen fëmijëve pas epidemisë. Ndaj kemi ngritur një grup me psikologë që do të na ndihmojë për të kaluar këtë situatë dhe për të hyrë në një marrëdhënie të re me fëmijët duke filluar që me menaxhimin e vetes"

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended