Grimieri i Kinostudios: Të punoje me Dhimitër Anagnostin, fat i madh! Madhështinë e kishte në shpirt

  • 4 years ago
Puna me kolosët e kinematografisë shqiptare, për grimierin historik të Kinostudios ?Shqipëria e Re? është kujtimi më i bukur i jetës. Ditët e vështira dhe të lodhshme në punë, i kanë lënë vendin një memorie të mbushur me momente të mrekullueshme që të emocionojnë teksa i dëgjon.

Ai vlerëson si një nga njerëzit më të përpiktë, regjisorin Dhimitër Anagnosti, për të cilin shprehet se madhështinë kishte në shpirt teksa kujton takimin e parë me të.
?Takimi i parë nuk di çfarë të them, sepse artistët e kishin madhështinë në shpirt, në aparencë ishin të thjeshtë, takimet e para ishin shumë të natyrshme, t?i shuanin emocionet. Nuk mund të them që kam patur emocion, por kujdes për punuar me përpikmëri, sic ishte Dhimitër Anagnosti.?

Recommended