Report TV -Zgjerohet me 18 bashki harta e zonave të gjelbra! Nga e hëna fillon lëvizja ndërqytetase

  • 4 years ago
TIRANE-Qeveria ka vendosur të zgjerojë hartën e zonave të gjelbra me 18 bashki të tjera duke filluar nga dita e hënë, pra në datë 4 maj hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese për këto njësi, që konsiderohen më risk të ulët për përhapjen e infeksionit. Nga data 4 Maj do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë dhe Selenicë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se jemi në një moment shumë të rëndësishëm dhe përcaktues për vijimin e situatës epidemike në vend. "Nga vlerësimi i vazhdueshëm i të dhënave epidemiologjike, konstatohen ende vatra aktive infeksioni, në disa zona të vendit, ku po punohet intensivisht nëpërmjet testimit dhe gjurmimit agresiv të kontakteve. Strategjia e ri-hapjes e hartuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, parashikon disa faza të lehtësimit të ngadaltë dhe të kujdesshëm të masave shtrënguese?, tha Manastirliu.