Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit një numër rekord të personave të shëruar nga Covid-19. Janë 4693 të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 75 945.
Vetëm katër ditë nga nisja e fazës 2 të luftë kundër pandemisë Covid 19, Italia regjistron 285 viktima dhe 1872 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 26 967, ndërsa numri i të infektuarve është 205 463.