“Lironi peshkopin, qenër”! Shpërthejnë tensionet në Malin e Zi!

  • 4 years ago
Policia malazeze u përlesh me dhjetëra besimtarë të linjës së ashpër të Kishës Ortodokse Serbe në qytetin verior të Nikshicit, të cilët kishin dalë të protestonin për ndalimin e një peshkopi dhe disa priftërinjtë të akuzuar për shkelje të kufizimeve të lidhura me koronavirusin.


Forcat e rendit përdorën bombat tymuese dhe sprajin me piper për të shpërndarë turmën e egërsuar që bërtiste për lirimin e peshkopit Joanikije dhe shtatë priftërinjve të marrë në pyetje të martën. Klerikët u ndaluan pas një procesioni, i cili u zhvillua pavarësisht faktit që tubimet janëe ndaluar që në mars për shkak të pandemisë.

?Lironi peshkopin, ju qenër? , bërtisnin demonstruesit e mbledhur përpara stacionit kryesor të policisë në qytet.

Disa protestues u morën nga policia, tha një dëshmitar okular për Reuters. Një protestë e ngjashme u mbajt dhe në qytetin e Pljevlja, ku policia gjithashtu përdori gaz lotjsjellës për të shpërndarë tubuesit. Përplasjet në Nikshic pasojnë muaj të tërë tensionesh mes Kishës Ortodokse Serbe dhe qeverisë për një ligj të miratuar në dhjetor që i lejon Malit të Zi të sekuestrojë disa prona të saj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Montenegro#Proteste#TopChannel