Report TV - COVID-19 ka prekur 6 shtatzëna në Shqipëri, 4 prej tyre të shëruara

  • 4 years ago
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, ISHP ka bërë të ditur se janë prekur nga COVID-19, 6 gra shtatzëna, mes të cilave dhe gruaja nga Fieri, e cila infektoi  fëmijën e saj 2 vjeç dhe vjehrrën.

Ajo është e shtruar në Spitalin Infektiv dhe ndodhet në gjendje të mirë. Gjithashtu ISHP konfirmoi nga 6 rastet pozitive me COVID të shtatzënave, 4 prej tyre janë shëruar.