Kapet Sokol Rukaj

  • 4 years ago
Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar "Kreshpan", për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Interpol Tirana.

Bie në prangat e Policisë 50-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane, me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike?.

Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë operative ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kreshpan".

Si rezultat i operacionit, në fshatin Kreshpan, në banesën e tij u kap dhe u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi Sokol Rukaj, 50 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale ?Trafikimi i lëndëve narkotike?.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/