Arrestohet 50-vjeçari në Fier, i dënuar me 8 vjet e 10 muaj burg për drogë

  • 4 years ago
Fier- Një 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari sipas policisë është Sokol Rukaj, 50 vjeç, banues në Cakran, Fier.


Ai është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar ?Kreshpan? ndërsa rezulton të jetë i dënuar në Itali me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale ?Trafikimi i lëndëve narkotike?.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar ?Kreshpan?, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Interpol Tirana.

Bie në prangat e Policisë 50-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane, me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale ?Trafikimi i lëndëve narkotike?.

Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë operative ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ?Kreshpan?.

Si rezultat i operacionit, në fshatin Kreshpan, në banesën e tij u kap dhe u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi Sokol Rukaj, 50 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale ?Trafikimi i lëndëve narkotike?.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Fier#Arrested#TopChannel