Në fund të majit Shqipëria mendohet të ketë charterat e parë me turistë të huaj, nëse situata e pandemisë do të përmirësohet dhe nuk do jemi në situatë karantinimi.
Ministri i Turizmit Blendi Klosi në një intervistë për Ora News tha se janë marrë të gjitha masat për zbatimin e të gjitha rregullave strikte nga ana e biznesve në fushën e turizmit.
Blendi Klosi: Ne duam që së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kemi shpërndarë për mendim një set rregullash sa i përket higjienës, rregullave strikte për menaxhimin e stacioneve të plazhit, strukturave që mbështesin turizmin, duke filluar që nga hotelet, baret, restorantet dhe pastaj me kompanitë e transportit. Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/klosi-ne-fund-te-majit-charteri-i-pare-me-turiste-ne-shqiperi