Këtë vit Dita Ndërkombëtare e Infermierëve mbart një rëndësi të veçantë, pasi janë pikërisht ata që kanë luftuar në vijën e parë gjatë pandemisë se koronavirusit.
Shumë prej tyre humbën jetën dhe të tjerë u infektuan gjatë detyrës në shërbim të komunitetit të prekur me virusin vdekjeprurës.
Tashmë simbol i luftës kundër Covid-19, infermierët kanë marrë mesazhe solidariteti nga shumë personazhe në të gjithë botën.
Lutjet në meshën e të martës Papa Francesku ua dedikoi infermierëve, duke thënë se më shumë se punë, ajo e infermierëve është një profesion.
Përvjetori festohet çdo vit më 12 Maj, në ditën e lindjes së Florence Nighintgale, infermiere dhe themeluese e infermierisë moderne. ?Kjo punë nuk është thjesht një teknikë ? shkroi ajo ? por njohuri që përfshin shpirtin, mendjen dhe imagjinatën?.
Tv Klan SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!