Top News - Covid-19/ Sardenja: Turistët të bëjnë testet serologjike!

  • 4 years ago
Sardegna, ashtu si Greqia, ka ndërmend t?i detyrojë të gjithë turistët që vijnë nga jashtë t?i nënshtrohen testeve serologjike. Ideja i është komunikuar edhe qeverisë në Romë dhe pritet të shihet nëse fjalët do të kthehen në vepra.


Në vende të tjera është diskutuar mundësia e një ?pasaporte imuniteti?, një dokument dixhital, i cili të njihet ndërkombëtarisht dhe që dëshmon se mbajtësi i është nënshtruar të paktën një testi serologjik qe tregon se organizimi i tij i ka antitrupat e koronavirusit, dhe ka arritur ta elimonojë atë.

Kjo nënkupton se personi në atë moment, nuk është as i infektuar dhe as infektues. Llogaritet që fundi i pandemisë mbërrin atëherë kur të paktën 50% e popullatës, është imunizuar. Koronavirusi, që sot nëpër botë ka shkaktuar mbi 280.000 vdekje e më tepër se 4 milionë infektime, u përhap përmes udhëtarëve.

Në janar, Tajlanda e Japonia, konfirmuan raste infektimesh tek udhëtarët, dhe nisën të kontrollonin cdo person që vinte nga Wuhani. Ato ishin dy vendet e para ku u regjistruan raste të sëmundjes jashtë Kinës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Sardegna#Rome#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended