Wake Up/ Lezhë: Pas protestës së tregtarëve, bashkia vendosi hapjen e tregut ambulant

  • 4 years ago
Prej ditës së djeshme Bashkia e Lezhës është zonë e gjelbër, duke iu rikthyer normalitetit pas 2 muajsh në këtë zonë. Gjatë ditës së hënë lëvizjet në qytet kanë qenë të shumta dhe trafiku ishte mjaft i rënduar. Gjithashtu është vënë re dhe mosrespektim i masave të sigurisë nga ana e qytetarëve të cilët lëviznin në mënyrë të grupuar. Ndërkohë në Qarkun e Lezhës, mbetet vetëm Kurbini zonë e kuqe për shkak të rasteve aktive që mbeten aty. Kristiana Pemaj gazetare e TCH për qarkun e Lezhës raportoi se dhe aty policia ka shtuar kontrollet në hyrjet dhe daljet e qytetit. "Nga informacionet që kam marrë gjatë ditës së djeshme janë vendosur 8 gjoba për këmbësorët në Kurbin, pasi kishin dalë pa leje dhe ma një arsye konkrete. Janë hequr gjithashtu dhe dy patenta për dy drejtues automjetesh." Ditën e hënë tregtarët ambulantë të Lezhës duhet të vazhdonin dje normalisht punën pas urdhrit për hapjen e tyre, por kjo nuk ka ndodhur. Për këtë arsye tregtarët kanë protestuar para ambienteve të bashkisë Lezhë, pasi ata pretendojnë se pavarësisht se është e lejuar nuk kanë mundur ushtrojnë aktivitetin e tyre, pasi nuk përmbushen kushtet e sigurisë. Sipas gazetares së TCH, Kristiana Pemaj, pas protestës, sot tregu është hapur dhe tregtarët i janë rikthyer punës në respektim të rregullave të vendosura.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel