Wake Up/ Punonjësit sezonalë shqiptarë më të preferuarit në Greqi. Bum aplikimesh për punë

  • 4 years ago
Ashtu si po ndodh edhe në vendet e tjera të cilat po përballen me pandeminë edhe Greqia duket se i ka kaluar ditët më të këqija dhe ato të izolimit dhe vendi po shkon drejt hapjes graduale. Një test mjaft i rëndësishëm pas lehtësimit të masave konsiderohet ai i kthimit të maturantëve në bankat e shkollës. Nga autoritet është njoftuar që sot maturantët do t'i kthehen mësimit nën kushte të rrepta higjeno-sanitare por edhe të distancimit fizik. Në fakt rikthimi i tyre në shkolla nuk është mirëpritur mirë nga sindikalistët dhe nga një përfaqësi mësuesish të cilët mendojnë se do të ketë një rigjallërim të virusit nëse të rinjtë do të kthehen në institucionet e arsimit. Ndërkaq me masat lehtësuese, qeveria greke ka parashikuar se nëse epidemia do të vazhdojë me këto ritme , shteti helen do të mirëpresë turistët e parë në 1 korrik.Një lajm i mirë nga shteti grek për shqiptarët është edhe marrëveshja që tashmë po konkretizohet për punonjësit sezonalë. Deri tani ka me mijra aplikime, ndërkohë që edhe këtë verë është parashikuar që numri i punëtorëve sezonalë në Greqi të kapë shifrën e 10 mijë shqiptarëve. Për detaje kishim në një lidhje direkte nga Athina, gazetarin e Top Channel, Artur Bibe. "Grekët i duan punonjësit sezonalë nga Shqipëria sepse janë më punëtorë, nuk kanë sindikata dhe janë më fjalëpakë. Ajo që shohim janë aplikimet masive. Janë rreth 7-10 mijë aplikime që kanë kërkuar të punojnë në Greqi. Unë parashikoj se do të jenë mbi 15 mijë shqiptarë që do të vijnë të punojnë këtë sezon në Greqi. Nga nevoja që grekët kanë për punonjës sezonal të gjitha procedurat që duhet të ndjekin shqiptarët ofrohen falas. Prioritet të parët do të kenë ata punonjës që kanë qenë më parë dhe kanë një punëdhënës që i ka kontaktuar dhe do të kenë një kontratë pune."- raportoi gazetari i TCH, Artur Bibe.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel