Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Komitetin e Ekspertëve, aq shumë të debatuar. Por për opozitën një komitet ekspertësh që drejtohet nga politika, do të thotë të "kapësh shkencën për fyti".
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një intervistë në edicionin e lajmeve në RTV Ora, tha se nuk mund të imagjinohet një pandemi me një epidemiolog.
Petrit Vasili: Një copëz komitet doli nga legaliteti. Komitetet e Ekspertëve ngrihen kudo si komitete që sigurojnë pavarësinë e mendimit shkencor që ashtu siç thotë shkenca i vihet në tavolinë qeverisë. Kur tre ofiqarë, mbledhje e këshillit të ekspertëve që drejtohet nga një kryeministër, nga ministër, nga zv/ministër, nga tre politikanë nuk ka ndodhur gjëkundi në glob. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/te-zesh-shkencen-fyti-vasili-komitet-ekspertesh-qe-drejtohet-nga-kryeministri