Report TV -Operatorët turistik në Vlorë e Sarandë kundër draftit: Të zgjatet orari deri në 00:00!

Report TV

by Report TV

0 views
Operatorët turistik në Vlorë dhe në Sarandë kanë dalë kundër draftit të përgatitur nga Ministria e Turizmit për nisjen e sezonit turistik. Ata kanë përgatitur një sërë kërkesash drejtuar kryetarëve të Bashkive respektive, Dritan Leli dhe Ardian Gurma. Më konkretisht në Sarandë, bizneset kërkojnë shtyrjen e taksave vendore, të fjetjes dhe të ndërtesës për një periudhë 6 mujore, si dhe heqjen e taksës së tabeleva dhe parkimit. Pandemia do të diktojë plazh në distancë 3.5 m çadrat nga njëra tjetra, edhe këtu operatorët kërkojnë zgjerim të sipërfaqeve të plazhit për kontraktorët aktual.