RTV Ora - Turizmi, Leli: Vlora është vendi ideal për të pasur distancimin social

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në një intervistë për RTV Ora, kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli tha se situata e prenotimeve në qytetin bregdetar ka qenë problematike në muajt e shkuar.

Por ai thekson se tashmë njerëzit janë optimistë dhe po reflektojnë për të pasur një sezon turistik të suksesshëm.

Dritan Leli: ''Situata e prenotimeve ka qenë problematike në muajt e shkuar dhe pati një bllokim të prenotimeve. Ndërkohë që çdo ditë që kalon zgjon interesin për qytetin, zgjon interesin për njësitë hoteliere të qytetit dhe kjo na bën optimist të gjithëve. Është e vërtetë që bizneset e turizmit janë në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë shqiptare, ashtu siç janë në komunikim të vazhdueshëm me mua si kryetar bashkie dhe me gjithë stafin e bashkisë së Vlorës për të gjetur zgjidhjet më oportune sipas mundësive dhe sipas situatave që do krijohen në ditët në vazhdim. Ajo që është e rëndësishme dhe që vlen të thuhet është optimizmi që njerëzit reflektojnë për të pritur një sezon turistik të suksseshëm siç kushtet do të na lejojnë. Shumë shpesh dhe në takimin që pata me biznesin, ishte që janë vendosur disa rregulla që janë aprovuar por nuk duhet ta marrim të mirëqenë se do ndodhë çdo ditë kështu. Shpresoj që hapja të ketë një impakt pozitiv, të mos shoqërohet me rritjen e kurbës së pacientëve por të gjithë së bashku të rregullojmë sjelljen tonë me qytetin, biznesin, viziotrët apo vetë qytetarët duke pasur parasysh situatën e pazakontë ku ndodhet Shqipëria dhe i gjithë planeti.''

Leli u shpreh se Vlora është vendi ideal për të pasur distancimin social pasi nuk ka plazhe masve ku njerëzit janë të detyruar të qëndrojnë afër njëri tjetrit në çadra.

Dritan Leli: ''Vlora është vendi ideal për të patur distancim social. Sepse Vlora nuk ka plazhe masive, nuk ka territore ku njerëzit janë të detyruar të rrinë në çadra ngjitur me njëri tjetrin. Kemi një vijë bregdetare e cila fillon nga grykëderdhja e Vjosës deri në Orikum, është më shumë se 30 kilometra vijë bregdetare. Është e shoqëruar me plazhe fantsatike thuajse të virgjëra të pjesës së Karaburinit, ishullit të Sazanit, duket sikur shikon një vend që është në fjorde por është pikërisht Vlora. Me gjithë këtë vijë bregdetare unë mendoj që është një kusht i mjaftueshëm pozitiv për të pasur qasje të turistëve ,pa pasur frikën se diku do të ketë dikë shumë afër.''



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/turizmi-leli-vlora-eshte-vendi-ideal-te-pasur-distancimin-social

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp