Wake Up/ Dyndjet e refugjatëve sirianë, çfarë rrezikon Shqipëria

  • 4 years ago
Turqia ka ?hapur portat?, duke lënë të lirë mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme të dynden drejt Ballkanit Perëndimor, për të hyrë më pas në BE. Në kufirin grek pre pak ditësh janë mbledhur të paktën 75 mijë emigrantë që tentojnë të hyjnë me forcë në vendin fqinj. Nga Greqia, zakonisht emigrantët e paligjshëm kalojnë në Shqipëri apo Maqedoninë e Veriut ku qëndrojnë sa për të kaluar natën dhe nisen më pas drejt vendeve të BE. Greqia thotë se nuk do të pranojë asnjë kërkesë për azil për një muaj. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi dje se Greqia do të mbrojë kufijtë e jashtëm të BE, duke u thënë emigrantëve të kthehen mbrapa. Kjo do të thotë se Greqia nuk do të strehojë asnjë nga refugjatët që kanë hyrë në tri ditët e fundit, apo ata që do të hyjnë për një muaj, duke i lënë ndoshta të kalojnë drejt vendeve fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Por çfarë do të thotë nëse turmat e këtyre emigrantëve dynden drejt Shqipërisë? Me Armela Xhaho, kërkuese dhe drejtuese e projektit IDN (Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim), njëkohësisht bashkëpunëtore e studimit "Azilkërkuesit vunerabël dhe migrantët e parregullt në Shqipëri diskutuam se çfarë "rrezikon" Shqipëria nga qindra e mijëra refugjatë që pritet të kalojnë nga Lindja e Mesme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel