Ora News - Sfidat e prokurorisë, Çela: S'ka burime njerëzore, ekziston rreziku i fragmentarizimit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews


Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka ngritur si shqetësim mungesën e burimeve njerëzore në organet e drejtësisë.

Në aktivitetin mbi Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme, Çela u shpreh se magjistratët po largohen si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar.

Çela: Organet e drejtësisë po ballafaqohen me mungesa të theksuara në burime njerëzore për shkak të largimeve të magjistratëve nga procesi i rivlerësimit kalimtar, ndërkohë që një pjesë e madhe e magjistratëve janë ende në proces apo nuk e kanë nisur procesin. Shtimi i ngarkesës së punës në çdo prokurori ka krijuar një situatë emergjence, pasi ndërsa jemi në vitin e katërt të reformës, ende nuk ka një perspektivë të qartë se kur sistemi do të funksionojë me kapacitete të plota.

Çela foli edhe për sfidat e prokurorisë, duke u ndalur tek koncepti i pavarësisë. Sipas tij ekziston rreziku i fragmentarizimit të aktivitetit hetimor.

Çela: Prokuroria është organi që ka pësuar ndryshimet më drastike nga reforma. Decentralizimi dhe pavarësia e prokurorëve u vlerësuan si zgjidhjet më të mira për ta bërë prokurorinë efikase, ndërkohë që gjykatës i është dhënë një pushtet edhe më i madh në fazën e hetimit, për të garantuar interesin publik dhe të drejtat e subjekteve. Ndryshimi i kulturës së funksionimit brenda një organizate është faza më e vështirë e çdo reforme që synon t?a ndryshojë rrënjësisht atë. Kështu dhe për prokurorinë zbatimi i konceptit të pavarësisë është sfida më e vështirë për t?u kapërcyer. Raportet e reja që ligji ka krijuar mes drejtuesve dhe prokurorëve kanë krijuar paqartësi brenda zyrave, ndërsa ekziston rreziku i fragmentarizimit të aktivitetit hetimor si rrjedhojë e praktikave të ndryshme në mungesë të një autoriteti centralizues.



 Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/sfidat-e-prokurorise-cela-ska-burime-njerezore-ekziston-rreziku-i-fragmentarizimit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended