Klasifikimi i vendeve/ Zvicra, më e shtrenjta në botë

  • 4 years ago
Zvicra është zyrtarisht vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar, thuhet në një raport të revistës CEOWORLD. Pas saj renditet Norvegjia, e pasuar nga: Islanda, Japonia, Danimarka, Bahamas, Luksemburgu, Izraeli, Singapori dhe Koreja e Jugut. Revista CEOWORLD e bazon vlerësimin e saj në disa shpenzime për jetesën, përfshirë: strehimin, veshmbathjen, ushqimet, internetin, transportin dhe ngrënien jashtë.


Këto të dhëna pastaj futen në një indeks, duke përdorur Nju Jorkun ? qytetin më të shtrenjtë në botë ? si pikë reference. Nju Jorku ka 100 pikë në indeks. Rrjedhimisht, një vend me më shumë se 100 pikë është më i kushtueshëm se Nju Jorku, ndërsa me më pak sinjalizon se është më i lirë. Në listën prej 132 vendesh, Shqipëria renditet e 95, më e shtrenjtë edhe se Bosnja, Meksika, Serbia, Rumania, Turqia etj, ndërsa Kosova renditet e 124-ta. Sipas kësaj liste, vendet më pak të kushtueshme për sa i takon jetesës janë: Pakistani, Afganistani, India, Siria, Uzbekistani, Kirgizia dhe Tunizia.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Klasifikim#Zvicra#TopChannel